Gati per t’u bere teze! Antonela Berisha ndan lumturine e saj me ndjekesit dhe zbulon emrin e nipit

Lajmin e bukur se do te behej teze se shpejti, Antonela Berisha e beri te ditur gjate qendrimit te saj ne “Big Brother VIP”.

Gjate asaj kohe ajo nuk e dinte gjinine e bebit qe priste motra e saj, ndaj dhe produksioni i BB VIP i beri nje suprize.

Ne nje prej puntatave Live te programit, motra e Antoneles kishte ardhur ne shtepine e banoreve ku bashke me Antonelen ben zbulimin e gjinise se bebit, qe ishte djale.

Tanime nuk eshte shume larg dita kur Antonela do te behet teze e kete lumturi e ndau edhe me ndjekesit e saj ne Instagram.

Ajo tregoi se ndihet shume e lumtur qe do te kete nje nip e gjithashtu tregoi emrin domethenes qe do t’i vendosin.

Bebushi do te kete nje emer engjelli, Uriel, qe do te thote “Drita e Zotit”.