Debati i djeshëm mes Luizit dhe Armaldos agravoi deri në ofendime.
Megjithëse këngëtari i kërkoi falje Maestros, ky i fundit nuk ka ndërmend ta lërë me aq.
Maestro duket se është duke “rekrutuar ushtarë” për t’a bërë Luizin të largohet nga shtëpia e BBV.
Teksa po diskutonte me Diolën, Armaldo tha se nuk duhet të ishin dorëzuar para atij, teksa shtoi se nëse bëhen bashkë mund t’a mundin Luizin.
“Gabimi më i rëndë dhe më i madh që kemi bërë. Ne jemi solidarizuar me situatën e Dea Mishel, por nuk kemi qenë koherentë që ta godasim këtë fenomen gjatë gjithë kohës. Por, e kemi pranuar dhe jemi dorëzuar përpara këtij fenomeni. Kemi thënë nuk kemi çfarë i bëjmë. Jo, jo po të mblidhemi të gjithë, kokë më kokë, kemi çfarë të bëjmë. Se bashkimi bën fuqinë. Mund ta vendosim me shpatulla pas muri dhe t’i themi merr valixhet dhe ik nga shtëpia. Se ky spektakël nuk ka nevojë për njerëz të tillë”, shtoi Maestro.