Të shtunën, Victoria dhe David Beckham festuan martesën e djalit të tyre të madh, Brooklyn Beckham me Nicola Peltz.
Fustani i nuses dukej gati-gati vepër arti, por pasi njerëzit e panë dhe e studiuan ishin kureshtarë për veshjen e zonjës Beckham. Ashtu siç e prisnim, Victoria dukej e mrekullueshme në dasmën e të birit.
https://www.instagram.com/p/CcMQnhjOVAS/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c3e8c651-05d5-47d2-b14d-50fc216dfe1c
E veshur me një fustan fustan të argjendtë të mëndafshtë gjer në fund të këmbëve, ikona e modës dukej elegante më shumë se çdo herë tjetër!
Fustani me rripa të hollë dhe me dizajn minimalist prej dantelle në pjesën e gjoksit ishte sa i thjeshtë aq edhe i adhurueshëm për klasin që përcillte.
https://www.instagram.com/p/CcNtertoCZu/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8a491277-a744-4e7a-8e0a-46ceffdd9de9
Fotot e para të çiftit Beckham i postoi vetë Victoria pak më parë në Instagramin e saj.
“Mama dhe baba krenar! Urime Z. dhe Znj. Beckham!” – shkruan ajo në përshkrimin e fotove ku duket më e emocionuar se kurrë.
Fustanin Victoria e kombinoi me aksesorë minimalë dhe me flokë të stiluara thjesht: Baluke të ndara anash dhe kapje e lehtë nga pas.
Nga ana tjetër ish-futbollisti mbante veshur një kostum të zi shumë elegant kombinuar me një këmishë të bardhë dhe papion. Dasma e çiftit u mbajt gjatë kësaj fundjave në Palm Beach, Florida dhe thuhet se shpenzimet i kaluan $103 milionë.