Fuqia e TikTok: Duhet ta shihni videon virale të Dua Lipës me fansin e saj 80-vjeçar!

Papa Richy, një gjysh 80-vjeçar, i cili absolutisht e adhuron Dua Lipën, u bë viral në TikTok pasi familja e tij i dha bileta për koncertin e Duas.

Por gëzimi në fytyrën e tij nuk ishte asgjë në krahasim me reagimin për surprizën e dytë të madhe që mori.

Jimmy Fallon, i cili ftoi Dua Lipën në “The Tonight Show” për episodin e radhës, e “gënjeu” Papa Richy-n duke e bërë të mendonte se po e çonte në një emision radiofonik, kur ai në fakt po dilte në skenën e drejtuesit të talk-show për të përmbushur ëndrrën e tij: të kërcente me Duan.

[epic_block_28 header_icon=”fa-arrow-right” first_title=”Lexo edhe:” number_post=”2″ post_offset=”1″]

Teksa dilte, Papa i thotë audiencës: “Duhet të kërcej me Duan!”

Mbesa e Papa Richy, fillimisht e surprizoi gjyshin e saj në ditëlindjen e tij të 80-të me biletat e koncertit të Dua Lipa dhe postoi pamjet e reagimit të tij në TikTok në tetor. Dua Lipa e shpërndau gjithashtu reagimin.

“Është një video kaq e bukur. Më bëri të lumtur”, tha ajo për Fallon.

[epic_block_28 header_icon=”fa-arrow-right” first_title=”Lexo edhe:” number_post=”2″ post_offset=”6″]

Videoja origjinale e Bernstein deri më tani ka grumbulluar miliona shikime në TikTok.

https://youtu.be/gHH69xT4vKw

Burimi: /Anabel