Rusia ka filluar të tërheqë forcat e saj nga rrethinat e Kievit.
Lajmi është raportuar nga burime të medias prestigjoze CNN. Bëhet me dije se CNN ka cituar dy zyrtarë amerikanë që e shohin këtë veprim si një ndryshim të madh të strategjisë ruse.
Sipas SHBA-së, lëvizjet e vërejtura tashmë nuk janë një rregullim afatshkurtër, por një lëvizje afatgjatë.
Kujtojmë se tashmë kemi hyrë në muajin e dytë të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, teksa janë zhvilluar disa takime mes palëve diplomatike dhe deri më tani nuk është arritur thuajse asgjë për një armëpushim apo përfundim të luftës.