Fshinë të gjitha fotot me njëri-tjetrin, zbulohet çfarë po ndodh me Mikelën dhe Erionin!

Mikela dhe Erioni dolën çift nga Përputhen ku dukeshin mjaft të dashuruar, aq sa Erioni i dedikoi edhe këngën “Dashuria”, e nuk lanë intervistë pa shkuar bashkë.

Por teksa konsiderohej se çdo gjë po shkon për mrekulli mes tyre, të gjitha fotografitë e përbashkëta nga llogaritë e tyre u fshinë dhe kjo u mor si shenjë për krizë ose ndarje.

Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë. Këtë e ka konfirmuar vetë Mikela teksa ka publikuar një video nga plazhi, shoqëruar më këngën “Ku je” dhe duke i bërë tag Erionit.

Erioni e ka ripostuar videon e partneres duke shkruar: Pothuajse aty.