Qëkur është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Stresi ka treguar një pjesë të mirë të jetës së tij private e në shumë raste ka folur rreth ish partneres, Keisit.
Reperi ka treguar publikisht rreth punës së saj, sëmundjes dhe tradhëtisë që ai i bëri.
Mirëpo, duket se Keisit nuk i ka pëlqyer aspak fakti që çdo ngjarje apo problem i tyre është bërë tashmë publik falë Stresit.
Gjatë prime-t të djeshëm, Keisi i kishte dërguar reperit një video-mesazh, ku në mënyrë të qetë por këmbëngulëse i kërkoi mos të fliste më për asgjë private nga jeta e saj dhe shtoi se çdo gjë do t’a flasin kur ai të dalë jashtë shtëpisë.
“Përsa i përket marrëdhënies tonë, gjithmonë kam dëshiruar të qëndroj private dhe në këtë rast dua të njëjtën gjë. Kështu që çfarë kemi ne për të diskutuar mund ta flasim në privatësi kur ti të dalësh nga shtëpia. Të kam parë shumë të shqetësuar, kam qenë pjesë e jetës tënde kështu që do të më përmendësh, por janë disa tema që nuk dua të përmendën më. Shëndeti im është diçka private dhe nuk dua të jap shpjegime. Do të kërkoja të respektonit privatësinë time. Arkimed kur të dalësh ta tregoj qejfin (duke qeshur), çfarë ke për të thënë t’i mbash për vete dhe t’i flasim kur të dalësh.
Edhe sikur gjithë Shqiptarinë ta kesh kundër mua gjithmonë më ke mbështetje. Për sa i përket marrëdhënies sonë, historikisht jemi përfolur por kurrë askush nuk e ka ditur të vërtetën. Vazhdoje lojën, luaje deri në fund unë të uroj fitore. Trego më të mirën tënde”- u shpreh Keisi në video.