Florjan Binaj “thumbon” Ermal Mamaqin: Si të bëhesh pa mësues për 6 ditë

I ftuar te “Zemër Luana” Flor Binaj u vendos para një sfide krah artistit Bujar Qamili.

Në ekran dolën foto personazhesh dhe Flori duhet të vizatonte diçka që i krahasonte ndërsa Qamili duhej t’u dedikonte një këngë.

Teksa në ekran u shfaq fotoja e Ermal Mamaqit, Flori vendosi të pikturonte një libër duke “thumbuar” me titullin që i mbivendosi.

Libri që vizatoi për të mbajti titullin, “Si të bëhemi pa mësues për 6 ditë”, e për këtë vizatim Flori e pati një koment duke e krahasuar sipas tij kështu:

Kanë qenë gjithmonë ato librat e anglishtes në librari “Si ta mësosh anglishten për 6 ditë pa mësues” dhe gjithmonë të tërhiqnin e thoje ‘wow’ se si mund ta mësoje për 6 ditë, ishte një libër i trashë, por asnjë se blinte atë librin se di pse”.