Ndërsa Bruno dhe Klajdi Haruni kanë publikuar hitin e ri të kësaj vere “Fatushi”, një përpunim i këngës tradicionale me ritme moderne, Flori Mumajesi ka publikuar në InstaStory prapaskenat e kësaj kënge.
Këngëtarët dhe i gjithë stafi shihen duke u argëtuar gjatë xhirimeve, e ndërsa kameramani është aq “i përkushtuar”, sa futet në shatërvan për të xhiruar, por rrëshqet në ujë – e kjo sjell të qeshura.
Kënga më e re është përpunim i këngës “Fatushi” të këngëtarit të njohur Afrim Muçiqi, i cili është shumë i dashur sidomos për publikun e Kosovës.