Që Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kryefjala e “Big Brother VIP” kjo nuk ka shumë dyshime, megjithatë duket se influenca e tyre është shtrirë jo vetëm në ndjekësit e formatit, por edhe tek personazhet e njohur jashtë shtëpisë.
Kështu, puthja në tentativë e tyre ka bërë nostalgjik Flori Mumajesin dhe e ka frymëzuar të kujtojë puthjen e tij të famshme me Soni Malajn.
Si për t’i treguar Luizit e Kiarës se si çohet një puthje deri në fund, artisti ka postuar një video në Instagram, nga momenti i dashurisë me Sonin në “Kënga Magjike”, në kohën kur kanë qenë bashkë.
Më pas Mumajesi ka postuar edhe dy foto me Sonin, sepse pse jo, një nga vitet e shkuara dhe një më të afërt me kohën tonë.
Epo duket se dyshja ende ruan një marrëdhënie të mire mes tyre dhe ende i mbajnë kujtime bashkë.