Në një postim në Instagram, Fjoralba Ponari u ka kërkuar ndjekësve që të respektojnë dhimbjen e saj. Moderatorja nuk ndalet në detaje të tjera, por me siguri mesazhi lidhet me ndarjen nga jeta të të ëmës një vit më parë.
“Nga një nënë e babe keni dalë të gjithë,” shkruan ajo. “Nëse nuk keni dashuri për ata që keni në shtëpi, po u bëj me dije që unë të mitë i dua e do i dua sa të kem frymë, ndaj të paktën sot, kërkoj të jeni njerëzorë e të respektoni dhimbjen time.”
Fjoralba humbi të ëmën më 31 janar të vitit 2022 dhe ka preferuar të mos flasë për këtë ngjarje. “Është një dhimbje që jam përpjekur ta mbaj për vete dhe nuk dua ta flas, por jeta vazhdon. Duhet të gjejmë forcën, të ngrihemi, të frymëzojmë, të ecim përpara,” tha moderatorja e ftuar në “Goca dhe gra”.