Moderatorja Fjoralba Ponari ka treguar se është shumë e ndjeshme ndaj situatave të padrejta apo tragjedive që ndodhin në vend.
Ajo ka ngritur zërin dhe ka influencuar ndjekësit me opinionet e saj rreth rasteve të dhunës, vrasjeve apo çfarëdo ngjarje tjetër jashtë normales.
Së fundmi, moderatorja ka reguar rreth vrasjes së shqiptares Jetmira Beka të vravë në Gjermani nga ish bashkëshorti, po shqiptar, i cili e masakroi me thikë në një parkim.
Teksa ka publikuar lajmin në Instagramin e saj, Fjoralba shkruan se ka frikë për të sjellë në jetë një vajzë, që nesër mund të vritet nga shoqëria.
“Nuk di ç’të them, përveç se më ka hyrë në palcë frika, që të sjell një vajzë në jetë nesër, në një shoqëri qe vetëm i cungon e vret çdo ditë! Ngushëllime familjarëve”-shkruan ajo.