Bora Zemani dhe Fjoralba Ponari jane padyshim dy nga moderatoret me te dashura te publikut shqiptar, te cilat po arrijne edhe nje sukses te madh ne drejtimin e programeve qe iu jane besuar.
Aktualisht Bora moderon për të dytin vit radhazi “Për’puthen”, ndërsa Fjoralba ka nisur sezonin e dytë në show-n e humorit “Portokalli”.
Të dyja duket se janë përshtatur mjaft mirë dhe kanë fituar zemrat e shikuesve.
Mirëpo, aktori i humorit, Ledio Lako ka menduar që sot t’i “ngacmojë” pak vajzat në Instagram.
Ai ka publikuar në Instastory një foto të autores së “Për’puthen”, Olsa Muhameti, dhe Fjoralbës që mesa duket janë takuar në ambientet e televizionit.
“Fjoralba merr prezantimin e “Për’puthen”, Bora merr “Portokalli”, ndërsa Olsa nuk lëviz nga aty ku ka qenë!”, ka shkruar ai me nota humori.