U përfol se dyshja Fjolla-Fisnik ndodhen së bashku me pushime jashtë vendit, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga asnjë prej vet protagonistëve.
Një reagim për këtë çështje e ka bërë së fundmi biznesmeni Fisnik Syla.
Ai ka publikuar një video nga pushimet e tij luksoze që po i kalon në Milano, ndërsa përmes një prononcimi të shkurtër, nuk ka lënë të kuptohet nëse mes tyre ka një ribashkim mes tyre apo jo.
“Sot jemi 18 janar 2023, portalet ende flasin, Fisniku është ndarë, s’është ndarë, Fisniku andej, Fisniku këndej, unë vetëm di të them se ne punojmë shumë edhe e shijojmë jetën kështu që shikoni vetë.”