Fjolla Morina është rikthyer pas disa javëve si duket jo fort të mira.
Këngëtarja e njohur u shfaq në rrjetet sociale me anë të një video duke treguar se po kalon fazën e rikuperimit ndërsa ka falenderuar të gjithë për mbështjetjen.
Në një video krah vajzës, ajo ka folur për herë të parë pas afro një muaji e zhdukur, ku u raportua se po trajtohej në aspektin e shëndetit mendor.
“Falemnderit miqtë e mi. Unë jam mirë. Në mënyrën psikologjike nuk kam qenë pak mirë dhe shpresoj që do bëhem më mirë me ndihmën e mjekve tonë. Ju përshëndes. Falemnderit për fjalët e bukura”, ka deklauar ajo në një video krah vajzës Alayah.