Filtrat dhe programet që përdoren për t’u zbukuruar në rrjetet sociale, nuk kanë çfarë ju bëjnë në jetën reale.
Rasti i “Ms Beauty” në Rusi është një nga ato që e dëshmojnë këtë.
Fituesja e këtij konkursi ka marrë vëmendje të madhe në internet për pamjen e saj të vërtetë, pasi është zbuluar se ajo është gruaja e sponsorit miliarder të konkursit.
Natalya Oskar, 34 vjeç, nga Khabarovsk e Rusisë e fitoi konkursin të martën e kaluar.
Por ajo i ka zhgënjyer përdoruesit e rrjeteve sociale pasi një foto e saj ‘e vërtetë’ qarkulloi në internet, ku shfaqej ndryshe nga fotot që poston në rrjete sociale.
Tani është zbuluar se Natalya është e martuar me Roman Bezmaternykh, 45 vjeç, një miliarder që shet materiale ndërtimi dhe zotëron një firmë që sponsorizoi shfaqjen.
Kanali rus Telegram Topor pretendoi: “Publiku po diskuton rezultatet e konkursit, i cili përfundoi në mënyrë të paqartë.
Njerëzit pyesnin veten se si, me një pamje të tillë, Natalya arriti të merrte kurorën e mbretëreshës së bukurisë. Doli se burri i Natalya është një miliarder, Roman Bezmaternykh, i cili ka një perandori të tërë biznesi të lidhur me shitjen e materialeve të ndërtimit. Një nga firmat e Romanit ishte sponsori i konkursit.”