‘Fiks Fare’ u tall duke e quajtur “princeshe qe ngre te vdekurit nga varri”, reagon stilisti i njohur shqiptar

Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani, eshte aktualisht pjese e jurise ne programin e modes “Style Star”, ku ka edhe konkurrente pjesmarres.

Keta konkurrente kane per “detyre” te tregojne stilin e tyre ne veshje sipas nje tematike te caktuar.

Pak dite me pare, tema e dites ishte mbi veshjet ne nje ceremoni mortore, pra funeral.

Mirepo, Niko i veshur me te zeza, me nje kurore ne koke dhe bizhuteri, u komentua ne “Fiks Fare” nga dy moderatoret si “nje princeshe qe ngre edhe te vdekurit nga varri”.

 

Me siguri kjo gje nuk i ka pelqyer stilistit ndaj dhe ka postuar kete video te hyrjes se tij ne profilin e TikTok-ut.

Faleminderit per vemendjen tuaj”– ka shkruar Niko ne menyre ironike, teksa dukej me veshjen qe dy moderatoret e “Fiks Fare” kishin komentuar negativisht.