Mbrëmjen e djeshme në një video live mes Beatrix dhe Fifit, një nga fansat nuk ka nguruar ta pyesë këtë të fundit rreth tatuazhit që ka bërë me Donaldin.
Fifi duke i marrë leje Beatrix, foli për shoqërinë me Donaldin në prani të saj, ndersa Beatrix ka ndejtur ne heshtje.
“Trixa është këtu por unë do flas për këtë punë. E kam filoqylin këtu dhe filoqyli nuk ka qenë vetëm për mua e Donaldin. Kemi qenë unë dhe disa të tjerë që e duam shiun. Por e kemi bërë vetëm unë e Donaldi. Shoqëria ime me Donaldin vazhdon, edhe me Trixën vazhdon.
Unë nuk e kam njohur as Trixën nga Donaldi e as Donaldin nga Trixa. I kam njohur të dy në gjëra të ndryshme por jemi afruar më shumë në BBV. Kemi vendos t’i vazhdojmë miqësitë me të dy. Është hera e fundit që më nxirrni këtu para aktit të fundit”, ka thënë Fifi.
Pas kesaj, dyshja nuk nguruan t’i hedhin dhe dy thumba drejt produksionit te “BBV”.
Ne video degjohet Beatrix teksa shprehet se nuk ka arritur te gjeje disa pjese te bukura qe i ka kerkuar nder videot e publikuara nga produksioni i “Big Brother VIP”.
Me pas eshte Fifi ajo qe ja kthen se ato pjese nuk jane asgjekundi pasi produksionit nuk i hynte ne pune t’i publikonte.
Beatrix: Xhirimet e asaj nate nuk i kam gjetur kurre
Fifi: Se s’jane asgjekundi, se kane dashur te nxjerrin Fifin vec kur qan
Beatrix: Edhe Trixen vec kur…
Fifi: Vec kur s’ka ditur te flas, kur ka ditur te flas i kane fshire ato gjera se s’u kane hyre ne pune