Fifi sapo na tregoi se kujt do t’i ngjajë vajza e saj!

Po bëhen javë që nga momenti kur Fifi surprizoi një publik të tërë.

Këngëtarja e njohur bëri me dije se është në pritje të ëmbël teksa merrte pjesë në “Festivalin e Këngës”

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme u bë me dije se këngëtarja është në pritje të një vajze.

Pak pasi u zbulua gjinia e bebit të saj, Fifi ka ndarë një foto me ndjekësit e saj në instagram ku tregon se kujt do t’i ngjajë bebi.

“Këmba jote e vogël, ëngjëlli im i vogël. Ta honksha këmbën si të babait”, shkruan Fifi krahas imazhit.