Ish-banori i Big Brother Vip, Kledi Hysa ka rrëfyer se fundmi se e ka të vështirë të harrojë ish të dashurën e tij austriake Khaoula Selmi, pasi i dha fund marrëdhënies 6-vjeçare me të.
Ish-banori i BBV shtoi se për momentin është beqar.
“Unë para 6 javësh jam kthyer në Austri, isha vetëm dy javë. Në atë kohë kam biseduar me ish të dashurën time dhe jam sqaruar, kam biseduar gjërat dhe tani jam free (beqar). Unë kam qenë 6 vite i lidhur dhe nuk është se njeriu ndahet dhe e harron menjëherë erën e ishit. Ndarja është gjithmonë e dhimbshme. Dua kohën time. Nuk ka pas një moment, sepse unë kam qendruar. Siç thashë para 6 javësh kemi diskutuar”, rrëfeu ai për “Shqipëria Live.”
Kledi foli edhe për çiftin e shumëpërfolur të showbizit, këngëtaren Filloreta Raçi (Fifi) dhe Adis Patushin.
Ai tregoi momentin kur i ka prezantuar bashkë dhe nisjen e lidhjes së tyre. Ndërsa në lidhje me thashethemet se Fifi mund të jetë në pritje të një fëmije, Hysa tha se nuk është në dijeni.
“Unë ndihem shumë mirë dhe them seriozisht kjo është diçka shumë e bukur. Unë thjesht i kam prezantuar pastaj ajo çfarë ndodhi është diçka tjetër.”, tha ai.
Po aludohet për një shtatzani të mundshme, çfarë ke dëgjuar?
Ata ndihen shumë mirë, ndihen shumë të lumtur. Adisin e shikoj shumë mirë, sepse me Adisin jam rritur. Kur e shikoj Adisin mirë dmth që vërtet është diçka e bukur. Nuk është fake. Atë (shtatzanine) nuk e di akoma.
Si u lidhën?
Ne ishim grup me shoqerine dhe erdhi edhe Adisi dhe pastaj unë erdha në Austri dhe kur jam kthyer kam parë lajmet që janë lidhur. Sepse ata e mbajtën sekret nuk ma thanë. Nuk e dija (nëse do lidheshin) sepse edhe nga ana e Fifit nuk e dija nëse ishte gati për lidhje. Nuk e prisja as nga Adisi as nga Fifi. Fifi e ka thënë edhe live që do më bëjë dhuratë si “shkese” që jam, u shpreh Kledi.