Fifi feston ditëlindjen, urimi qe mer nga Adisi eshte kaq i embel

Sot, artistja Filloreta Raçi – Fifi feston ditëlindjen e 28-të.

Ajo ka pranuar urime të shumta nga familjar, miq e kolegë, por ndër më të veçantat pa dyshim ishte urimi i të dashurit të saj, Adis Patushit.

Fifi ka ndarë në InstaStory urimin e ëmbël të tij.

“Ti je shpirti im dhe unë të adhuroj ty, urime ditëlindja”, ka shkruar Adisi

Çifti gjithnjë kanë shprehur hapur dashurinë e tyre dhe me gjeste të ndryshe, ku dhe së fundmi një veprim i ëmbël është bërë ‘virale’ në internet. Këngëtares i ndodhi një incident me sandalet, gjatë një koncerti që ka mbajtur në Londër. Në ndihmë i ka ardhur menjëherë Adisi i cili e ka ndihmuar për t’i veshur ato para të gjithëve.

Rikujtojmë se për lidhjen e tyre ka reaguar edhe Adrola Dushi, e cila ka pëlqyer një video të këngëtares dhe Adisit në rrjete sociale ku pyetej: “Ju pëlqen çifti?”

Pëlqimin e saj njerëzit e kanë interpretuar si qëndrim pro cciftit të ri pasi ajo prej kohësh ka ndarë rrugët me Adisin.