Fifi e nis vitin 2023 me videon e ëmbël nga rrahjet e zemrës së bebit!

Këngëtarja Fifi beri me dije se është në pritje të ëmbël gjatë pjesmarrjes së saj në Festivalin e 61 të Këngës.

Lajmet për shtatëzaninë e saj kishin nisur të qarkullonin më herët në rrjet, mirëpo Fifi vendosi t’a ndante lajmin në skenën madhështore të Festivalit.

Në orët e para të ndërrimit të viteve ajo ndau edhe pamjet e para nga bebi me anë të një ekoje, duke e nisur vitin 2023 në mënyrën më të bukur.

Ndër urimet e shumta në komente, nuk mungoi as një shkrim edhe nga ana e Adisit, i cili u shpreh: “Më knaqe vitin 2022 o shpirti im!”

https://www.instagram.com/reel/Cm2b0UEIBOS/?igshid=YmMyMTA2M2Y=