Fansi e godet në skenë, Mc Kresha lë në mes performancën dhe largohet!

Duket se goditja e artistëve në skenë me sende nga më të ndryshmet “u bë rrugë”!

Kësaj here, Mc Kresha u godit me çakmak nga një qytetar, gjatë koncertit të tij të fundit në Drenas, mbrëmjen e kaluar.

Ai kërkoi menjëherë ndërprerjen e performancës dhe u shpreh i revoltuar:

“Nëse doni t’i tregoni artistit dashuri duke i gjuajtur me shkrepsë, faleminderit! Nëse mendoni se kemi ardhur për të kënduar për para, kemi ardhur përpara me ju kënduar. Faleminderit!”- tha ai dhe u largua menjëherë nga skena, së bashku me Lyrical Son.