Fansat e kanë vënë në lojë Georgina Rodriguezin për faktin që e ka të ndaluar të festojë fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës.
Modelja ka lindur në Buenos Aires, por e kaloi kampionatin në Katar duke mbështetur Portugalinë për partnerin e saj, Cristiano Ronaldo.
Në fund, ishte rivali i madh i Ronaldos në fushë, Lionel Messi, ai që rrëmbeu trofeun më të çmuar të futbollit botëror.
Ronaldo, skuadra e të cilit Portugalia u përjashtua që në fazën çerekfinale, ka qëndruar në heshtje që prej momentit të eliminimit, e të njëjtën gjë ka bërë dhe e dashura e tij argjentinase, thotë The Sun.
“Georgina Rodriguez është e vetmja argjentinase që nuk feston fitimin e Kupës së Botës nga kombi i saj”, ka shkruar një ndjekës.
“E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez duhet të paktën të urojë vendin e saj Argjentinën”, thotë një tjetër.
“Georgina Rodriguez është e vetmja argjentinase që nuk mund të festojë trofeun e saj”, vazhdon fansi i radhës.
Argjentina mundi Francës në një finale dramatike që përfundoi 3-3 pas kohës shtesë, me Messin që shënoi dy herë.
Messi u bë argjentinasi i parë që ngriti Kupën e Botës që nga idhulli i tij Diego Maradona, gati katër dekada më parë në 1986.