Fansat brohorasin sërish për Luizin, veprimi i Maestros dhe Oltës “lë për të dëshiruar”

Pak ditë më parë, teksa po diskutonte me banorët e BBV, Luizi tregoi se çdo mëngjes disa persona afrohen te murri rrethues i shtëpisë dhe brohorasin “O Luiz, o kampion”.

Mirëpo duke mos i pëlqyer ajo që tha Luizi, Olta ia ktheu: “Mos po thërrisnin O Luiz, o legen”, duke shkaktuar debate mes tyre.

Megjithatë sërish sot, historia është përsëritur.

Afër murreve të shtëpisë së BBV dëgjohet teksa fansat brohorasin për Luizin.

Këto fjalë i kanë dëgjuar dhe Maestro me Oltën, të cilët nga xhelozia i kërkuan “Vëllait të madh” të vendosi muzikë në sfond, në mënyrë që mos të dëgjohej asgjë.