Gigliola Haveriku, ish partnerja e Amos Zaharia duket se në këtë “Big Brother Vip Albania” nuk bën aspak tifo për ish partnerin e saj.
Gigliola mbrëmjen e djeshme ironizoi keq Dea Mishel, e cila është për momentin “fiksimi” i Amos Zaharia.
“Princesha e të varfërve” e ka quajtur Gigi Dean, e cila sot ka konfirmuar se mes saj dhe Amosit ka patur një flirt, por ajo nuk ka dëshirë që ta vazhdojë më tej këtë histori.
Përsa i përket deklaratës së Gigliolës, një reagim ka ardhur së fundmi nga familjarët e Dea Mishel.
“Më erdhi kjo story sot të cilën e gjej shumë ironike dhe më futi në mendime. Madje po kërkoja këtë vajzën në Instagram, profilin e së cilës nuk e gjej dot, sepse Dean e ka bllokuar dhe jo vetëm. Por edhe mua dhe disa miq të tjerë të Deas. Sa i mbushur me mllef mund të ketë dikush ndaj disa njerëzve që nuk i njeh dhe nuk i kanë bërë asgjë?”.