Evi Reçi në prije të ëmbël? Kledi Hysa zbulon të vërtetën!

Disa ditë më parë në mediat rozë dhe rrjetet sociale qarkulloi lajmi se Evi Reçi mund të ishte në pritje të ëmbël, pak kohë pasi bëri zyrtare lidhjen e saj me ish-banorin e “BBVIP”, Kledi Hysa.

Shkak për aludimet u bënë disa komente në Instagram të mikeshës së saj të ngushtë, Arjola Shehut, ndërsa fansat e çiftit kanë qenë që nga ai moment kuriozë të dinë të vërtetën.

Përgjigjen për lajmin mund t’jua japë direkt Kledi gjithsesi, i cili i ftuar në “Natën me Aulonën”, i pyetur për planet e të pasurit një fëmijë, u shpreh se “nuk e kanë bërë ende si diskutim” me Evin, megjithatë “patjetër që të dy kanë mjaft dëshirë dhe do e shohin vitin e ardhshëm”.

Pra, çifti ka planet për të bërë fëmijë, vetëm se jo tani dhe mesa duket, jo këtë vit, ndërkohë që po ashtu Kledi tha se familja e tij mezi pret që të kenë një fëmijë nga ai, sidomos babai dhe e ndjen pak “presionin” nga ata.