Ronaldo Sharka dhe Gerta Gixhari ishin dy prej të ftuarve në panelin e rubrikës “Trotuar” në “E Diell”.
Siç tashmë e dimë, Ronaldo nuk ka patur aspak marrëdhënie të mira me Olta Gixharin brenda shtëpisë së BBV, gjë që u evidentua edhe në debatin me motrën e saj.
Mes dy gazetarëve pati një debat me sulme dhe ironizime teksa diskutohej për reality show-n.
Ronaldo iu drejtua Gertës duke i thënë se ajo është evidentuar vetëm këtë vit për shkak të motrës së saj, pasi sipas tij, ajo nuk njihej më parë.
Nga ana tjetër, Gerta nuk ia kurseu një përgjigje dhe i kujtoi Ronaldos se ka një karrierë 20 vjeçare dhe njihet si një gazetare profesioniste, ndërsa Ronaldo u soll në qendër të vëmendjes vetëm nga BBV.