Duket se përplasjet mes Zhaklin Lekatarit dhe Shqipe Hysenajt nuk kanë të ndalur!
Pas përplasjes së bujshme që patën pak kohë më parë, tashmë Shqipja ka publikuar një video në rrjetet sociale ku flet për pozicionin e Zhaklinës si opinioniste e “Big Brother VIP Albania”.
“I ka rënë taksirati Zhaklinës të japë mendime për konkurrentët brenda. Një person që të japë mendim për mua duhet të jetë shumë i kulluar, shumë i vërtetë, shumë person pozitiv dhe i saktë që unë t’a dëgjoj dhe të ketë një të kaluar shumë të ndritur, të jetë shumë i frytshëm në mendime, por përtej kësaj, Zhaklinës fry e shfry tollumbace nuk do ia merrja kurrë një mendim dhe është turp vetëm kur e mendon kush është ulur aty”- u shpreh ish konkurrentja e Për’puthen ndër të tjera.
Kujtojmë se përsa i përket përplasjes së tyre të parë në rrjet, gjithçka nisi me një koment të Shqipes pas rastit tronditës së përdhunimit të 11 vjeçares.
Ajo kërkoi hapjen e shtëpive publike, gjë që nuk u prit mirë nga Zhaklina, e cila iu kthye publikisht Shqipes:
“Ka ardhur koha të mbyllësh gojën, e të mos normalizosh dhunën për punonjëset seksuale. Ka ardhur koha të kuptosh që mungesa e kulturës nuk zëvendësohet nga rritja e marrëdhënieve seksuale. Qepe gojën!!!”
Mirëpo nga ana tjetër edhe Shqipja nuk ia la mangët një përgjigje.