Është shqiptare, njihuni me vajzën që kujdeset për format perfekte të Kim Kardashian

Të gjithë e dimë tashmë që grimieri kryesor i Kim Kardashian është shqiptar.

Madje Mario i ka mësuar asaj edhe pak fjalë shqip. “Sa bukur Mario”, ishin fjalët që tha vajza e famshme të cilat u bënë virale.

Mirëpo veç Marios, Kim ka në stafin e saj edhe një shqiptare.

Bëhet fjalë për Senada Greca. Bukuroshja shqiptare prej kohësh kujdeset për format perfekte trupore të Kim-it.

Ajo ka plot 3.5 milione followers në rrjete sociale.

Kim nuk është e vetmja që ajo trajnon në fitnes.