Prej disa ditësh Luizi është parë të përlotet çdo mëngjes teksa del në oborr dhe kalon disa çaste vetëm.
Nuk dihet se çfarë e mundon këngëtarin, mirëpo komentet thonë se malli për familjen e ka bërë të ndjeshëm.
Mirëpo nga ana tjetër, Luizi po ngelet edhe i vetëm në lojë pasi dy personat e tij më të afërt ishin Kiara dhe Maestro.
Pasi pati një konflikt të ashpër me këtë të fundit dhe ndërpreu marrëdheniet, duket se edhe Kiara rrezikon të dalë këtë herë nga gara duke e lënë Luizin të vetëm.
Përsa i përket kësaj situate, një koment e ka dhënë edhe mikja e tij Efi Dhedhes.
Me anë të një postimi në InstaStory, ajo u shpreh se i ka shkaktuar shumë mërzi fakti që Luizi qan çdo mëngjes, ndërsa shtoi se po bëhet çdo gjë me qëllim që ai të mbetet i vetëm në lojë pa asnjë mbështetje.