Kledi Hysa ka qenë një nga banorët më pozitivë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Fatkeqësisht rrugëtimi i tij aty nuk zgjati shumë. Megjithatë, që pas daljes së tij, Kledi ka qenë i impenjuar me plot projekte të reja.
Kledi ka qenë i ftuar mbrëmjen e kaluar në “emisionin më të përfolur të momentit, “Më lër të flas” në Top Channel, nën moderimin e vëllezërve Veshaj.
Ish-banori ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e tij brenda “Big Brother VIP”, ku nuk la pa përmendur dhe shumë të pathëna.
I pyetur nga Donaldi nëse është penduar që nuk është lidhur me Arjolën, Kledi tha se në ato momente ishte e pamundur, sepse ishte në një lidhje. Kledi tregoi se tashmë lidhja ka marrë fund dhe po fokusohet më shumë tek vetja.
Jam në shërim. Unë i lidhur isha, kur dola u zgjidha. Gjërat ndodhin për një arsye, nuk u ndava prej “Big-ut”. Po fokusohem te vetja, në rrugën time. Nuk jam penduar për asgjë. Nuk isha single, ishte pamundur nga ana ime.
Kujtojme se, pas pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP”, Kledi Hysa ka qenë dhe protagonist në videoklipin “Më e mira” nga Sheila Haxhiraj.
Në atë kohë të gjitha portalet folën për një lidhje të mundshme dashurie mes tyre, për shkak të afrimitetit dhe kimisë që ata tregonin me njëri-tjetrin në klip. E ftuar së fundmi në “Wake Up”, Sheila u shpreh lidhur me këto thashetheme:
Njerëzit e kanë marrë si të duan. Ne nuk jemi me njëri-tjetrin. E kishim me qejf që të ishte ai protagonist dhe ai e ka luajtur shumë bukur, jo vetëm si model por edhe si aktor.