Arjola Demiri ishte banorja e “Big Brother VIP” se ciles iu dhurua nje shtepi nga produksioni pas historise prekese te jetes se saj qe ndau me banoret dhe publikun.
Mirepo, nga nje pjese e mire e publikut u komentua se ajo e morri shtepine vetem per shkak te viktimizimit qe beri e asgje me teper.
Arjola e ka ironizuar shpesh fjalen “viktimizim” qe i eshte kushtuar, sa here i eshte dhene rasti te flase neper intervistave, por edhe tashme qe BBV ka perfunduar ajo nuk i ndal thumbat.
Diten e sotme aktorja ndau nje postim me ndjekesit ne Instagram, ku tregohej historia e nje aktoreje e cila mezi ia kishte dale te mbijetonte per shkak te problemeve financiare, mirepo fale talentit te saj eshte sot nje nga aktoret me te kerkuara.
“Me siguri eshte nje nga ato historite e viktimizimit”– shkroi Arjola teksa shtoi edhe nje emoji ironizues.