‘Është më keq se të ndahesh nga dashuria e jetës’! Çfarë ka ndodhur me Rinën?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy.

Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale.

Se fundmi, bukuroshja ka ndarë një Instastory ku teksa shfaqet e gjitha pa make-up na ka treguar se ndodhet në palestër, por nuk është kjo ajo që na tërhoqi vëmendjen por mbishkrimi me të cilin ka shoqëruar video-n.

Mesa duket intensiteti i ushtrimeve e ka bërë Rinën të vjellë në palestër dhe kjo për të është më keq se të ndahesh nga dashuria e jetës.

“Të vjellësh në palestër është më keq se sa të ndahesh nga dashuria e jetës tënde”, ka shkruar së fundmi Rina në një postim në Instastory, që duket si një “thumb” për Sin Boy.