“Është më burrë se disa burra”, reperi i njohur ironizon kolegët nëpërmjet Elvanës

Skivi, prej disa kohësh nuk na ka surprizuar me një projekt muzikor.

Ama, na surprizoi, me një postim në Twitter (të cilin e kishte postuar më 3 janar të këtij viti, por e riktheu në Instagram), ku ironizonte kolegët përmes Elvana Gjatës.

Elvana Gjata më ka dalë më burrë se shumica e reperave; edhe më burrë se ata që u kam thënë shokë/repera”, shkroi Skivi, duke komplimentuar Elvanën dhe duke u bërë diss atyre që ofendojnë Babastars.

Skivi postoi edhe një tjetër deklaratë, ku u shpreh: “Je i parëndësishëm nëse nuk shan BabaRecords(Stars). Kjo saga ende vazhdon të jetë prezente në koncert, studio, tv shows, etj. Gjithandej”.

Të njëjtin postim (atë ku shigjeton kolegët përmes Elvanës), reperi e ka bërë edhe në Instagram, duke e shoqëruar me mbishkrimin:

“A ka ndonjë diss të ri për Babastars, me frikë, apo jo? Se askund s’keni mbetur. Ju ka rënë niveli. Hajde, mblidhuni, mblidhuni! Forca!”.

https://www.instagram.com/p/CnmETHDIRHG/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Skivi ose Visar Shala është një prej reperëve që kanë dhënë një kontribut të madh në historinë e muzikës rap dhe tani s’e dimë ç’po ndodh, me kë e ka kunjën, por që do e vlerësonim një rikthim të reperit me ndonjë projekt alla “Uu, ça po shoh” ose “High”.