Elhaida Dani ishte një nga finalistet e ‘Dancing With the Stars’, por edhe pse nuk arriti të triumfojë, doli e fituar nga programi për shkak të lidhjes së dashurisë që nisi me balerinin Ledian Agalliaj.
Mes gjithë reagimeve për marrëdhënien e tyre, një që ka të tërhequr vëmendjen e publikut është ai i nënës së Ledianit, Domenika Ndreca, e cila gjatë finales së spektalit pati një reagim që u përceptua në rrjet si kundër Elhaidës, rrjedhimisht edhe lidhjes së tyre, por që mesa duket është keqkuptuar.
Në një koment për ‘Vip Magazine’, mamaja e balerinit ka hedhur poshtë lajmet se reagimi në skenë ishte kundër partneres së djalit të saj.
Ndreca shprehet se ajo reagoi në atë mënyrë për shkak të padrejtësisë që ju bë Elhaidës, e cila sipas saj e meritonte fitoren.
“Nuk është e vërtetë, reagimi ishte te padrejtësia që iu bë Elhaidës se ajo kërceu shumë bukur, e meritonte të fitonte. Elhaidën e puth fort”, – është shprehur ajo.