“Është femra më e lig”- Efi përplaset ashpër me motrën e Olta Gixharit

Efi Dhedhes ishte e ftuar në puntatën e sotme të “Big Brother VIP Fan Club” pasi u eleminua gjatë spektaklit të djeshëm.

Pjesë e panelit ishte gjithashtu motra e Oltës, gazetarja Gerta Gixhari, me të cilën Efi pati një përplasje.

Në diskutim e sipër, Gerta iu drejtua Efit duke i thënë se mori vendimin të bëhej grup me Luizin vetëm pasi kuptoi se nuk ia doli dot të ishte kundër tij.

Nga ana tjetër, Efi e quajti Oltën si femrën më të lig brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, gjë që nuk i pëlqeu aspak Gertës dhe bëri që debati të agravonte akoma më shumë.

“Jam mësuar me një si puna jote brenda unë, nuk më duhesh ti. Jeni identik të dyja”- iu drejtua Efi Gertës ndër të tjera.

https://www.instagram.com/reel/CoSMmUvDCcf/?igshid=YmMyMTA2M2Y%3D