Eros Grezda uron Ajsel Abazin për ditëlindje, por vëmendjen e morri Luiz Ejlli!

23 janari është një datë e veçantë për Ajsel Abazin.

Modelja e njohur që para pak javësh i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen me Eros Grezdën, ditën e sotme feston ditëlindjen e saj.

E në këtë ditë speciale padyshim nuk do të mungonte një urim dhe befasi nga futbollisti, i cili nuk mund të ishte më epik se kaq.

‘’Edhe 100 zemër të dua më shumë se Luizin’’, shkruan në letrën, të cilën bukuroshja e ka shpërndarë për ndjekësit me mbishkrimin: “Kur bashkëshorti juaj është më romantik se sa ju, e keni imagjinuar ndonjëherë.”