Ermiona dhuron ende perla, kësaj here në foton e Kiarës!

Përveç Luizit, apo disa prej banorëve, Big Brother VIP2 do mbahet mend patjetër për perlat që la Ermiona Lekbello.

Ato vazhdojnë të qarkullojnë në rrjet dhe janë bërë pjesë e zhargonit të përditshëm për shumë njerëz.

Ermiona edhe pasi doli nga reality show, nuk na braktisi, ajo na dhuroi shumë të qeshura me opinionet e saj pa filtra dhe njerëzit mësuan ta duan pikërisht për këtë.

Së fundmi e kemi gjetur në një postim të Kiara Titos.

Kiara ka postuar një foto nga dasma ku ishte e ftuar me Luizin dhe Ermiona ka komentuar: ”Stunning” (mahnitëse) dhe disa komentues e akuzojnë se ka ndryshuar pozicion.

Koment që Ermiona nuk e ka kapërdirë dot dhe ju është përveshur në mënyrën e saj:

“Ça pozicioni, ik o se më lodhët ju doni të jem si të tjerët, si e kam marrëdhënien une dhe Kiara e di unë dhe Kiara sdini asgjë, vetëm vrer nxirrni, boll mo se na lodhët”

Në një tjetër koment, Ermiona tha:”Tash tash, sha sha, ban ban, ken ken, ça je tu shkrujt pash Zotin”, shoqëruar me nota humori.