Jemi mësuar që gjatë gjithë këtyre puntatave t’a shohim në pozicionin e jurisë, por ja që erdhi momenti ta shohim edhe duke kërcyer.
Ermal Mamaqi i mahniti të gjithë me një vallëzim në “Dance Albania” gjatë puntatës së sotme të gjysmëfinales.
Ajo që e bëri magjike këtë kërcim ishte fakti se Ermali kërceu së bashku me bashkëshorten e tij, Amarda Toska, një nga prezantueset më të dashura për publikun.
Një fjalë e mbajtur nga aktori i njohur i humorit pasi javën e kaluar premtoi se do të kërcente me Amin në “Dance Albania”.
Një performancë shumë e bukur nga çifti, e cila u mbyll me një puthje.