E ftuar në programin “Qysh e don shoqnia” në “E Diell”, Eranda Libohova ishte e shoqëruar nga miqtë e saj stilistja Rezarta Skifteri, producenti Gent Myftaraj për t’i zbuluar asaj sekretet dhe kujtimet ndër vite.
Një nga këta ishte dhe mbesa e Erandës, Eva Turdiu, me profesion dizajnere me një ngjashmëri absolute me tezen e saj.
Marrëdhënia e tyre ishte unike dhe e mbushur me shumë kujtime, episode me humor dhe ngjarje familjare që nga vogëlia e deri ditët e sotme.
Eva rrëfeu se vite më parë, për shkak se ngeli shtatzanë dhe e caktoi me urgjencë dasmën e saj, Eranda dhe Irma ishin caktuar të këndonin në një dasmë tjetër.
“Fati i madh që dasma ku isha e prenotuar unë dhe Irma ishte afër dasmës së Evës dhe shkëputeshim hera-herës për të kënduar tek Eva se kishte vetëm DJ” – pohoi Eranda.
-“Në fakt tezet erdhën dhe kënduan 1 orë e gjysmë dhe e dogjën sa për të gjithë dasmën” – tha me të qeshur Eva.
Mirëpo vetë Eranda Libohova e paska veshur fustanin e bardhë por ne ende nuk e dimë. Ajo pohoi se e ka ndodhur vite më parë dhe ka qenë krijim i stilistes shqiptare, njëherazi mikeshës së saj, Rezarta Skifteri.
“Kemi realizuar një set fotosh me fustanin e bardhë pas trupit dhe atë fustan e ka qepur Rezi” -tregoi Eranda në prani të stilistes e cila e konfirmoi këtë fakt.
“Do t’i gjej ato foto dhe do t’i publikoj sepse janë shumë të bukura edhe pse i kam bërë kohë më parë” -përmbylli Libohova.