Rrëfimi i banorit Eni Tare brenda shtëpisë së BBV ku foli për babain e tij të alkoolizuar dhe dhunën që ai bënte ndaj tij dhe të ëmës, do të mbahet mend gjatë si një ndër historitë më prekëse.
Megjithëse rrugëtimi i Enit brenda shtëpisë nuk zgjati shumë, ai fitoi një dashuri të madhe nga publiku.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në “Top Albania Radio” ku foli më shumë për rrëfimin e tij të sinqertë mbrëmjen e prime-it të kaluar.
“Gocat e televizionit, pas rrëfimit tim, po më shkruajnë dhe po më suportojnë. Familja dhe shoqëria e dinin historinë e të kaluarës sime. Ai rrëfim ishte për të kuptuar nga vjen Eni, çfarë e ka bërë të fortë të edukuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi.”- tregoi Eni.
Por si e priti babai i tij rrëfimin e tij sa të sinqertë, aq edhe të dhimbshëm?
“Sot herët në mëngjes e kam telefonuar, sepse unë e telefonoj i pari. I thashë se si iu duk, patjetër që i pëlqeu. Ai e di që e kam falur kam vite që kam komunikim me të. Ai nuk flet shumë për këto gjëra. Në përditshmërinë e tij do doja t’i ngjaja, është më i shkathët, më gazmor. Ai e di si është historia dhe e di që të gjitha ato fjalët ishin të vërteta. E kaloi me sportivitet, i pëlqeu ai fundi. Kam kohë pa shkuar sepse kam qenë i angazhuar me punë edhe nuk kam pasur mundësi.”- u shpreh ai.