Energjik dhe mjaft karizmatik, zbulohet banori i rradhës qe do ti bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP”!

E gjithë vëmendja e publikut këtë periudhë është te Big Brother Vip Albania.

Duke qenë se edhe pak ditë na ndajnë nga ndezja e dritave në shtëpinë më të njohur në Shqipëri, jemi gjithë “sy e veshë” për të ditur kush janë konkurentët e këtij edicioni.

Sipas “Bordo” Milaim Zeka ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Duke ditur karakterin energjik, karizmatik dhe të drejtëpërdrejtë, Milaimi mund të jetë një zgjedhje e duhur për këtë format duke marrë parasysh debatet e forta që lindin brenda shtëpisë.

Gjithsesi, si të gjithë emrat e tjerë, edhe në këtë rast na duhet të presim nisjen e spektaklit për të zbuluar nëse gazetari nga Kosova do të jetë ose jo pjesë e BBVA2.