Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Endri Prifti e akuzoi për grabitjen e shtëpisë, reagon ish-bashkëshortja

LokimagazineLokimagazine29 August, 2023

Endri Prifti pak ditë më parë denoncoi ish-bashkëshorten e tij se i ka grabitur një apartament me ndihmën e disa institucioneve shtetërore.

Ai e denoncoi në emisionin investigativ “Stop”, ku tha se me ish bashkëshorten, me të cilën u nda 2 vite pas martesës, kishin blerë një apartament që u regjistrua në emër të saj.

Së fundmi ka reaguar ish-bashkëshortja e këngëtarit, Anjeza Kolevica, e cila shprehet se prona ka qenë në emër të saj, e krijuar përpara martesës.

Sipas saj, këngëtari nuk e justifikon pronësinë mbi këtë apartament me të ardhurat e tij.

“Sigurisht që kur dëgjon akuza të tilla në një television kombëtar, nga babai i fëmijës tënd, të krijon një shqetësim shumë të madh, jo vetëm mua si një grua, por familjarëve të mi dhe sidomos djalit tim, i cili është në një moshë shumë delikate. Përtej faktit që informacionet dhe pseudofaktet që u trasmetuan në atë emision nuk kishin aspak lidhje me të vërtetën, dalja publike e ish – bashkëshortit tim, në këtë mënyrë, na ka tronditur rëndë, për shkak dhe pafuqisë për të paraqitur publikisht versionin tjetër të historisë. Në lidhje me pyetjen e dytë, nëse e prisja, vlerësoj se tashmë nga ish – bashkëshorti im mund të presësh gjithçka. Kjo është një deklaratë e pavertete dhe e kryer me të vetmin qëllim për të më denigruar publikisht, për shkak se apartamenti ka qenë në pronësinë time dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje të tillë me ish – bashkëshortin tim.

Gjithsesi, nuk dëshiroj që të bëj komente të tjera mbi rrethana që janë duke u shqyrtuar nga një gjykatë kompetente. Në lidhje me këtë çështje, dua të sqaroj se Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, është shprehur mbi këto pretendime, duke rrëzuar kërkesë padinë e shtetasit Endrit Prifti, për fat të keq edhe ky fakt nuk u pasqyrua nga emisioni investigativ “Stop” në TV Klan. Dua të sqaroj dhe faktin se apartamenti është blerë para martesës dhe nuk është pronë e përfituar gjatë martesës, duke mos qenë rrjedhimisht një pronë e përbashkët.

Unë dhe familja ime nuk kemi paguar vetëm 15 mijë euro, dhe kjo deklarate është krejtesisht e pavërtetë. Si mundet të pretendojë një njeri, artist, i cili nuk paguan prej shume vitesh pensionin ushqimor të fëmijës së vet, prej 7.000 Lek në muaj, që të ketë paguar me mijëra euro për apartamentin në pronësinë time. Në gjykim gjithashtu është provuar, sikundër është provuar dhe në procesin tjetër gjyqësor të divorcit, që shtetasi Endri Prifti nuk ka asnjë burim të ardhure të ligjshme. Nese behet nje verifikim tek tatimet, ne 15 vitet e fundit, rezulton qe endri Prifti nuk ka asnje te ardhur”, ka deklaruar Kolevica në një intervistë për “Hapur.al”.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.