Sic eshte bere e ditur nga autorja Olsa Muhameti, programi veror “Kepi i Tundimeve” do te startoje kete muaj, megjithese ende nuk eshte zbuluar nje date fikse.
Teksa ka qene e ftuar ne emisionin “Goca & Gra “, Olsa beri me dije tre konkurrentet e pare qe do te jene: Fation Kuqari, Eriola Doci dhe nje konkurrent i huaj, Gabriel.
Ne nje tjeter interviste, autorja konfirmoi dhe fjalet e shumta qe qarkullonin per pjesmarrjen e Atdhe Xharavines.
Mirepo, tashme behet e ditur se Atdheu ka nderruar mendje persa i perket pjesmarrjes ne program.
Kete e beri te ditur TikTok-eri Andrea, i cili shpesh ka ndare informacione per konkurrentet dhe ngjarjet e programit “Per’puthen” nga informacionet e tij te brendshme.
Sipas tij, Atdheu e ka refuzuar ftesen pasi nuk ka rene dakort me rregullat e programit, megjithese arsyeja e largimit do te mbetet per t’u konfirmuar ne vijim.
Kujtojme se persa i perket rregullave te “Kepi i Tundimeve”, konkurrentet do te duhet te qendrojne te izoluar per disa dite e sfida e tyre do te jete rezistenca ndaj tundimit.
Ai qe arrin mos te tundohet deri ne fund te programit, do te fitoje cmimin prej 20.000 euro.