Enca është padyshim një nga këngëtaret që ka treguar se i pëlqen shumë të luajë me look-un e saj.
Kemi parë se ajo ka eksperimentuar shumë me flokët, duke provuar ngjyra të ndryshme, të cilat i shkojnë të gjitha.
Ajo nuk ka rezistuar dot më gjatë dhe ka ndryshuar pamjen e saj, duke bërë një prerje të thjeshtë të flokëve dhe ngjyrë me nuanca më të hapura.
Për këtë ndryshim, Enca ka treguar përmes disa fotove që postoi në Instagram, e që dukej në formë të mirë dhe mjaft tërheqëse.
“25 vjeçarja më e lezetshme që njoh”, ka shkruar Enca në një postim në InstaStory.