Dj PM ka disa ditë që është larguar nga shtëpia e Big Brother Vip, aty ku lojën ka vazhduar shoku i tij Dj Dagz, me të cilin u futën si një banor për t’u ndarë tani në këtë fazë të lojës.
Veç Dagzit, PM la brenda edhe Sarën, me të cilën kishte krijuar një afrimitet të madh dhe mungesa e tij po vrehet shumë tek blogerja.
Ajo ka zbuluar se teksa po i bënte gati valixhet i ka shkruar një letër, që ia ka futur aty.
E letra tashmë ka mbërritur në duart e Pajtimit, i cili e ka publikuar në Instastory.
“PM të kam zemër. Do të më mungojnë puthjet e tua me pështymë. Faleminderit për çdo gjë që më dhurove këtu brenda”,– shkruan blogerja në letër.
Dyshja kanë lënë të hapur mundësinë që pas daljes nga shtëpia të vazhdojnë lidhjen dhe do të shohim se çfarë do të ndodh tutje me dyshen simpatike