Emocionohet Einxhel, Dagz i bën një surprizë live në studio!

Einxhel ka qenë e ftuar si bashkëmoderatore në emisionin “Goca dhe Gra”, në Top Channel.

Teksa po diskutonin marrëdhënien në distancë si temë Einxhel ka treguar se të njëjtën gjë e ka përjetuar edhe ajo e vazhdon e ndjen, ndonse me Dagz takohet shpesh.

Por sigurisht që Dagz ka gjetur një mënyrë si ta surprizojë të dashurën e tij. Ai ka dërguar një buqetë me lule në studio ku shkruhet: “Pa gra, s’ka botë. Bota ime pa ty s’ka kuptim.”

Teksa Einxhel e ka marrë në duar është emocionuar, e ka falenderuar dhe është shprehur se kjo është hera e parë që Dagz I dhuron një buqetë me lule.

Më tej ajo e ka kthyer me batutë ku i drejtohet Dagz e i thotë më mirë i kishim harxhuar me diçka tjetër ato lekë. Gjithsesi ajo u duk mjaft romantike, siç rrallë herë e kemi parë.

https://www.instagram.com/p/CdJl0LErFJ2/?igshid=YmMyMTA2M2Y=