Nje prej dhuratave qe Donaldi mori nga produksioni i “Big Brother VIP” ishte nje emision i tij dhe Romeos ne ‘Top Channel’ i titulluar “Me ler te flas”.
Mirepo, aludime te shumta pati ne lidhje me anulimin e ketij emisioni nga ana e binjakeve, pasi dukshem u vu re nje hatermbetje pas shpalljes se emrit fitues, Ilir Shaqirit.
Per nje kohe te gjate, te dy binjaket kane ndejtur ne heshtje duke mos treguar asgje ne lidhje me programin e tyre, por vetem tani Donaldi ka folur se cfare do te ndodh, megjithese padashur.
Atij iu be nje telefonate kurth nga Salsano Rrapi, Adi Pojana dhe nje gazetare gjate emisionit te tyre ne ‘Top Albania Radio’.
Si fillim, gazetarja i tregon pak a shume idene e nje reklame biznesi ku Donaldi duhej te shtrihej ne debore.
Aktori u shpreh se i pelqen tej mase ideja, e sidomos slogani “Shkriu bora”.
Pas kesaj ju tregua se reklama do te transmetohet ne çdo televizion shqiptar e sidomos ne Top Channel ku do te jete pjese e çdo emisioni.
“Me shume mundesi do te jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shume te bukur ne Top Channel”, u shpreh Donaldi
“Me behet qejfi, pasi me zor po e presim te gjithe”, i tha gazetarja.
“Vjen shume shpejt ne Top Channel”, konfirmoi Donaldi.
Keshtu ai ka bere me dije se emisioni i tyre nuk eshte pezulluar dhe do transmetohet shume shpejt ne ekran.