Këngëtarja Elsa Lila është shpallur fituese e Festivalit të Këngës në RTSH mbrëmjen e djeshme ku fitoi vendin e parë me votat e jurisë.
Mirëpo pavarësisht kësaj, Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision 2023 nga Albina dhe familja Kelmendi pasi grupi fitoi vendin e parë me votat e publikut që ishte edhe kriteri për përzgjedhjen e fituesit për këtë vit.
Megjithëse Elsa falenderoi stafin e jurinë, një zhgënjim u duk qartë në sytë e saj.
Sipas burimeve thuhet se nga revoltimi e zhgënjimi Elsa nuk ka pranuar ta marrë kupën, duke ja lënë produksionit.
Shkaku ka qenë fakti se priste të fitonte edhe çmimin e publikut.
Një reagim në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ardhur ende nga Elsa Lila.